
Salla e sportit në Bogovinë, nuk i hapet mundësi buxhetore në këshillin komunal – 2024
Vоtohohet kundër propozimit për hapjen e një llogarie për donacion për ndërtim të sallës sportive shkollore në fsh. Bogovinë
Gati 23 vite me radhë kërkesa për Sallë sportive në një ndër vendbanimet më të mëdha në RMV, fshati Bogovinë has në vesh të shurdhur. Kjo ndodhi edhe me vetë këshilltarët BOGOVINAS!
3 vota të këshilltarëve komunal nga Bogovina do ta bënin diferencën?!
Në propozimin që në buxhetin për 2024 të Komunës së Bogovinës to shtohet edhe zë (buxhetor) i veçant për donacione (nga qytetarë, organizata e pse jo edhe pushteti qëndror) u votua vetëm me 7 vota pro, 11 kunër dhe 1 mungonte.
Lista e votave:
NR | EMRI | MBIEMRI | SUBJEKTI POLITIK | VENDBANIMI | VOTIMI |
1 | ILIR | ELEZI | BDI | PIROK | Kunder |
2 | NAKIJE | HUSEJNI | BDI | KAMJAN | Kunder |
3 | BURIM | MEMISHI | BDI | PALLÇISHT | Kunder |
4 | MUHAMER | RAMANI | BDI | SELLARCË | Kunder |
5 | SADRI | JAKUPI | BDI | NOVOSELLË | Kunder |
6 | MAKFIRETE | ABDIJI | BDI | BOGOVINË | Kunder |
7 | HISA | RUSHITI | BDI | ZHEROVJAN | Kunder |
8 | MERSIJE | RAMADANI | BDI | PIROK | Kunder |
9 | MIRJETА | SINANI | BDI | KAMJAN | Kunder |
10 | ZULXHEVAT | ABDIJA | ASH-AAA | PIROK | Pro |
11 | SUAT | IDRIZI | ASH-AAA | BOGOVINË | Pro |
12 | ZULKADE | AMITI | ASH-AAA | PALLÇISHT | Kunder |
13 | VULLNET | SALJI | ASH-AAA | KAMJAN | Pro |
14 | FOAT | BEQIRI | ASH-AAA | BOGOVINË | Pro |
15 | FIKRET | SHABANI | BESA | BOGOVINË | Pro |
16 | XHEVIT | DAUTI | BESA | SINIÇAN | Pro |
17 | MUEDINA | RUSTEMI | BESA | SELLARCË | Nuk ishte prezent |
18 | SEMIR | IBRAHIMI | BESA | PALLÇISHT | Pro |
19 | MEMET | AJREDINI | LSDM | BOGOVINË | Kunder |
Debati publik rreth projekt buxhetit 2024 – elaborim i nevojës për sallë sportive
Në debatin publik 21.12.2023 ora 15:00 rreth projekt buxhetit të organizuar nga komuna e Bogovinës u kërkua nga sektori për buxhet apo financa të fut në draftim edhe zërin apo konton për Donacione të ndryshme të specifikuar për ndërtimin e sallës sportive shkollore në fshatin Bogovinë. E njëjta u arsyetua si nevojë 20 vjeçare dhe kjo metodë të përdoret për të shpejtuar procesin e ndërtimit të sallës dhe sigurisht e njëjta do të ishte edhe një presion publik për politikbërësit dhe vendim-marrësit për fatin e fëmijëve tanë.
Arsyeja nga organet komunale (sektori për buxhet, Administrata dhe Kryetari i Komunës) ishtë se kanë marr premtime për të njëjtjn.
Pyetja ime është, si i marrin premtimet që 20 vite?
Ku gjendet projekti i përgaditur afër 60000 euro në 2006 me vetë mundin e bashkëfshatarëve të Bogovinës?
A e kanë në arkivën e komunës? Si qëndron puna me memorjen institucionale?
Projekti për sallë sportive të shkollës egziston që nga viti 2006 dhe atë është me iniciativë të vetë fshatarëve në atë kohë por asnjëri nga organet përkatesë së paku mua nuk më dha një informatë precize.
Lajme rreth sallës: https://aktuale.mk/23-vite-premtohet-salle-sportive-ne-bogovine-kryetari-i-komunes-qyetaret-na-mbyten-me-rrena-turp-per-bdi-ne/
Buxheti i qeverisë së RMV-së i propozuar në parlament – 2024: BUXHETI 2024 (shih)
Unë më detalisht kontrollova 500 e ca faqe propozimin, programat detale nga ministria për arsim dhe drejtoria për rini dhe sport askund se hasa këtë punën e parashikimit të SALLËS SPORTIVE TË BOGOVINËS NË BUXHETIN QENDROR. Prandaj, propozimi i futjes në buxhetin lokal do të ishte një mundësi e mirë për realizim sa më të shpejtë të projektit i cili tanimë egziston që 17 vite, i vetëfinancuar nga qytetarët. Kjo do tu shërbente edhe aktorëve aktiv të pushtetit aktual më shpejtë ti realizojnë nevojat e qytetarëve.
DILEMA MË E MADHE: A do të keqpërdoren afër 1 Miljon euro edhe në 2024 njëjtë sikurse në 2023 për klientelë politike, pasurim individësh, shërbime politike, mediume të përkulura, etj?! Mbetet të shifet. Raporti i keqmenaxhimit financiar për 2023: Shiko këtu ->
Procesverbali i seancës ku u diskutua edhe iniciativa e sallës Procesverbali 29